Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, Qytetar Nderi i Komunës së Gjakovës
English

Presidenti Topi, Qytetar Nderi i Komunës së Gjakovës

Në mesditën e djeshme, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi në krye të delegacionit zyrtar vizituan Komunën e Gjakovës ku u pritën në mënyrë madhështore nga Kryetari Pal Lekaj si dhe nga kryetarët e Komunave Prishtinë, Prizren, Pejë, Drenas dhe Skënderaj si dhe nga qindra qytetarë, të cilët i dhuruan një mirëseardhje të ngrohtë e vëllazërore Kreut të Shtetit shqiptar.

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar me këtë rast, Kryetari i Shtetit shqiptar dekoroi Komunat e Gjakovës, Skënderajt dhe Pejës me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me këtë motivacion: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

Komunën e Drenasit, Presidenti Topi e dekoroi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin e mëposhtëm: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, në veçanti për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

Ndërsa Komunën e Prizrenit, Kryetari i Shtetit shqiptar e nderoi po me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, por me motivacionin: “Për rolin historik në përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi, për meritat e veçanta në zhvillimin e lëvizjes kombëtare dhe kurorëzimin e saj me Lidhjen e Prizrenit, për ndjenjat e larta patriotike dhe liridashëse, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

KOMENTE