Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi: Do të bëjmë çmos që Shqipëria të marrë në vjeshtë statusin kandidat
English

Ruçi: Do të bëjmë çmos që Shqipëria të marrë në vjeshtë statusin kandidat

Me ftesë të grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar i PS Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla morën pjesë në mbledhjen e Grupit S&D të zhvilluar në Bukuresht. Gjatë kësaj vizite z.Ruçi zhvilloi takime me drejtues të lartë të Parlamentit Europian. Ai u takua me Presidentin e Grupit S&D Hannes Svoboda, zv.presidentin Libor Ruçek, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru. Gjithashtu delegacioni i Partisë Socialiste pati një takim edhe me kryeministrin rumun z.Viktor Ponta. Kryetari i grupit parlamentar socialist z.Gramoz Ruçi morri fjalën dhe ju drejtua mbledhjes së grupit socialist dhe demokrat duke bërë një prezantim të zhvillimeve politike në Shqipëri, të ecurisë së procesit të integrimit europian duke shprehur qartë angazhimin e plotë dhe të gjithanshëm të Partisë Socialiste në funksion të përmbushjes së kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Z.Ruçi i kërkoi 184 eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe në mënyrë të veçantë marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti. Në përgjigje të kërkesës së z.Ruçi qoftë Presidenti Svoboda ashtu edhe zv.Presidenti Ruçek garantuan qëndrimin pro zgjerimit të së majtës europiane dhe se BE nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin perëndimor dhe Shqipërinë në mënyrë të veçantë. Gjatë këtyre takimeve u ra dakord për intesifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare ndërmjet grupeve respektive në Parlamentin Europian dhe në Parlamentin shqiptar.

"Partia Socialiste, do të bëjë gjithçka që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat të refuzuar tashmë prej dy herë radhazi dhe nga ana tjetër me bashkëbiseduesit e mi dhe jo vetëm ata por edhe me grupin parlamentar gjeta një predispozicion dhe një mbështetje të kësaj perspektive europiane të vendit tonë” ka theksuar Gramoz Ruçi.

KOMENTE