Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca: Trashëgimia zgjedhore evropiane
English

Konferenca: Trashëgimia zgjedhore evropiane

Konferenca me temë “Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Komisioni e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbylli sot punimet e saj dy-ditore në Tiranë.

Gjatë punimeve të kësaj konference morën pjesë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ambasadori i Prezencës se OSBE-se Z. Eugen Wollfarth, Kryetari i KQZ, Z. Arben Ristani, anëtarë të Komisionit të Venecias, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtues të NGO-ve për zgjedhjet, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, etj.

Diskutimet e Konferencës përfshinë rolin dhe efektshmërinë e Kodit të Praktikave të mira në këto 10 vite që nga krijimi i tij në fushën e zgjedhjeve në Evropë, fushat që kishin të bënin me administratën zgjedhore, regjistrimin e zgjedhjeve, financimet publike, mënyrën e votimit, procedurën e zgjedhjes së rezultatit etj.

Në fund të konferencës, anëtarët pjesëmarrës dolën në disa konkluzione, të cilat iu bënë të njohura mediave nga deputeti Viktor Gumi:

“Kodi i praktikave, përbën një dokument themeltar të Komisionit të Venecias në fushën e Zgjedhjeve dhe është një nga dokumenteve më kryesorë në fushën e zgjedhjeve në Evropë. Reputacioni i tij është i padiskutueshëm, ai tashmë është një fakt, është i pakontestueshëm nga aktorët politikë si dhe ka reputacion edhe përtej kufijve evropianë. Ndonëse sot kodi i praktikave të mira kaloi moshën 10 vjeçar ai nuk është një dokument që ka dalë jashtë mode përkundrazi nga viti në vit ai është bërë një dokument orientues, pikë orientimi për legjislacionet sikur edhe dokument vlerësues për standardin e legjislacionit zgjedhor në vend të caktuar por edhe të zhvillimit të zgjedhjeve në atë vend.

Kodi i praktikave të mira në çështjet zgjedhore është dokumenti kryesor ku mbështeten sot në kuadrin rajonal evropianë, reformat për të përmirësuar apo për të hartuar ligj të ri të zgjedhjeve. Kodi i praktikave të mira përdoret nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe ata vendorë si një dokument i rëndësishëm pune.


Kodi i praktikave të mira është kryefjalë dhe përdorim nga administrata zgjedhore në vendet evropiane, nga trupat zgjedhore që shqyrtojnë ankimimet zgjedhore, nga shoqëria civile por edhe nga mediat. Veçanërisht gjykata evropiane e të drejtave të njeriut i ka kushtuar një vend të veçantë në çështjet që shqyrton sipas juridiksionit të saj.


Me kënaqësi konstatojmë se vende të ndryshme evropiane kanë konstatuar progres në fushën e zgjedhjeve në përmirësimin e bazës ligjore por edhe në zhvillimin e zgjedhjeve në këto 10 vjet pas miratimit, dhe natyrisht në këto arritje ky kod ka një rol të pazëvendësueshëm. Kodi i Praktikave të mira përbën një dokument unik, të aplikueshëm dhe të vlefshëm edhe në rastin e zhvillimeve më të fundit siç mund të jetë rasti i përdorimit të teknologjive të reja në fushën e zgjedhjeve.


Me gjithë arritjet e deritanishme ende vërehet se ka vend për zbatim dhe përmirësim në të drejtën e brendshme të kodit të praktikave të mira. Ne identifikuam veçanërisht fushat që kishin të bënin me administratën zgjedhore, regjistrimin e zgjedhjeve, financimet publike, mënyrën e votimit dhe procedurën e zgjedhjes së rezultatit.

Historia e Kodit të praktikave është një histori suksesi. Veçanërisht kjo theksohet në 10 vjetorit e krijimit të tij, suksesi i tij përbën edhe një garanci të suksesit të tij në vitet e ardhshme. Unë besoj dhe vlerësoj se konferenca dy ditore e zhvilluar në Tiranë mund të konsiderohet si një konferencë e suksesshme. Besoj në suksesin e kësaj konference ku tre janë faktorët kryesorë, së pari janë prezantuesit, ata që mbajtën temat e caktuara në këtë konferencë me përgatitjen e tyre profesionale dhe me nivel të lartë teknik. Komentet, diskutimet e anëtarëve dhe pjesëmarrësve ishin një vlerë e shtuar e këtij takimi.

KOMENTE