English

Ministri Edmond Panariti takim me ambasadoren gjermane në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti priti sot në një takim kortezie ambasadoren gjermane në Tiranë znj. Karola Myler-Holtkemper.Ministri Panariti informoi znj Holtkemper për ecurinë e reformave kyçe në kuadër të 12 prioriteteve të Komisionit Evropian. Duke u ndalur në reformën zgjedhore dhe reformën e procedurave parlamentare, Ministri evidentoi se tashmë palët janë ulur, po dialogojnë dhe kjo është një shenjë pozitive dhe shprese që brenda afateve të gjendet kompromisi për çështjet e mbetura pezull. Ministri Panariti gjithashtu theksoi se mazhoranca është plotësisht e angazhuar për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.Z. Panariti duke vlerësuar Gjermaninë si një partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë kërkoi mbështetjen e Berlinit për avancimin e Shqipërisë në procesin e saj të integrimit, duke synuar marrjen sa më të shpejtë të statusit të vendit kandidat në BE.Ambasadorja gjermane uroi zotin Panariti për detyrën e re, dhe shprehu gadishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe aktivitetit diplomatik mes dy vendeve. Me këtë rast, znj Holtkemper informoi se Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westervelle po përgatit nje vizitë në Shqipëri, që do të realizohet në një të ardhme të afërt.

KOMENTE