Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i shëndetsisë Tavo prezanton objektivat e tij
English

Ministri i shëndetsisë Tavo prezanton objektivat e tij

Reforma në shëndetësi dhe veçanërisht sigurimi i aksesit shëndetësor për të gjithë, përmirësim të infrastrukturës diagnostiko-trajtuese, rritje të autonomisë së spitaleve dhe mbi të gjitha sigurimin e medikamenteve në spitale, atë që për vite me rradhë ka qënë pika e dobët e sistemit spitalor.

Këto janë objektivat e punës së ministrit të ri të shëndetësisë, z.Vangjel Tavo, gjatë një takimi me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili duke shprehur vizionin e tij në zbatim të reformës në shëndetësi, ministri Tavo ka kërkuar nga administrata e shëndetësisë vazhdim të bashkëpunimit dhe më shumë sensibilitet dhe përkushtim në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

“Vëndi kërkon dinamikë, reforma dhe vision. Duke qënë se dhe në profesion jam mjek, do të shërbej në krye të këtij dikasteri me profesionalizëm dhe shpreh të gjithë dëshirën dhe vullnetin tim, duke vënë në dispozicion vizionin tim dhe të maxhorancës për kryerjen e reformave të rëndësishme për të bërë më shumë hapa përpara në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve dhe në interes të integrimit në familjen e madhe evropiane”, u shpreh Ministri, duke lancuar me pas dhe disa nga prioritetet e punës së tij gjatë këtij mandati qeverisës.
Vazhdimi i reformës në shëndetësi do të jetë prioriteti i punës në këtë ministri, veçanërisht sigurimi i aksesit shëndetësor, cilësia e shërbimit shëndetësor dhe siguria e tij, përmirësimi i infrastrukturës diagnostiko -trajtuese, edukimi në vazhdim specializimi dhe trajnimi i personelit shëndetësor, përmirësimi i furnizimit të spitaleve me medikamente duke mundësuar zbatimin e protokolleve të mjekimit, rritjen e autonomisë administrative të spitaleve.

“Në një takim që kam pasur me kryeministrin ai ka mbështetur sensibilitetin e Ministrit të Shëndetësisë për cështjen e ndjeshme të furnizimit të spitaleve me medikamente dhe pikëpamje të tjera sa i takon reformave të tjera po aq të rëndësishme të cilat të gjithë së bashku do të vazhdojmë t’i thellojmë dhe pasurojmë me hapa të rinj, në të mirë të qytetarëve shqiptarë, për të përmirësuar dhe ritur cilësinë e shërbimit ”, u shpreh ministri Tavo.

Duke shtuar se “Në fokus të punës do të jenë prokurimet e medikamenteve në veçanti dhe të materialeve ndihmëse për evidentimin e përgjegjësive atje ku janë zvarritur, nuk janë zbatuar ose nuk janë realizuar në kohë tenderat”.

Duke falenderuar z. Meta dhe forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për besimin e dhënë në këtë pozicion të rëndësishëm, Kryeministrin e vendit z. Berisha për besimin dhe pranimin si pjesë të kabinetit të tij qeveritar dhe mbeshtejen që AI i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë reformave shumë të rëndësishme në sistemin e shëndetësisë, ministri Z. Tavo vlerësoi punën e paraardhësit të tij z. Vasili në drejtimin e këtij dikasteri gjatë tri viteve për realizimin e një sërë reformash të rëndësishme dhe për arritjet në fushën e shëndetësisë gjatë këtyre viteve.

“ Në këtë pikë përfitoj nga rasti për të falenderuar në mënyrë të vecantë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Bankën Botërore, USAID dhe organizma të tjerë . Do të doja të siguroja vullnetin tim personal dhe të dikasterit që drejtoj për vazhdimin e bashkëpunimit të projekteve të nisur për implementimin e reformave, në kuadër të projektit dhe strategjisë së OBSH për shëndetin në vitin 2020” u shpreh ministri i shëndetësisë.

Për të disatën herë gjatë takimit, ministri Tavo ka përcjellë tek administrata e shëndetësisë mesazhin e vazhdimësisë së bashkëpunimit. “Mesazhi që do të doja t’iu përcillja të gjithë juve dhe adminstratës së shëndetësisë, është një mesazh vazhdimësie që do të thotë se pavarësisht ndryshimeve që mund të kenë ndodhur në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka arsye pse të shpërqëndrohemi , por të fokusohemi në punën tonë për realizimin e objektivave madhore që ka sistemi i shëndetësisë, ato objektiva që ne i kemi vënë vetes. Arritjet e deritanishme në sistemin e shëndetësisë dhe arritjet e objektivat që kemi për të ardhmen nuk janë arritje të një personi të vetëm, por arritje të përbashkëta, të stafit të ngushtë, gjithë stafit të Ministrisë së Shëndetësisë, bluzave të bardha që përfitoj nga rasti t’i përshëndes për punën e tyre heroike sa i takon intensitetit që ato përballojnë, pavarësisht se me to shpesh është abuzuar . Suksesi apo jo i një ministri shëndetësie varet nga suksi i gjithë sistemit” u shpreh ministri duke lënë dhe detyrat e para për administratën e Ministrisë së Shëndetësisë: seriozitet në zbatimi i matricës për secilën drejtori më vete dhe plani i Integruar i Ministrisë për 2012. Ndjekje të problematikave në mënyrë sistematike vecanërisht ndjeshmeri ndaj problematikave dhe hallet e qytetareve për të realizuar dhe objektivin madhor, rritje të cilësisë së shërbimit.

“Të arrijmë të realizojmë reformat dhe objektivat ju ftoj të gjithë të jeni pjesë e stafit që drejtoj për të arritur objektivat e katër vjeçarit të kësaj maxhorance” ka përfunduar Ministri i Shëndetësisë.

KOMENTE