English

Taksë 7 euro për çdo të huaj që futet në Spanjë

Të gjithë shtetasit e huaj që do të udhëtojnë drejt Spanjës, do të paguajnë taksë në kufij.

Kjo taksë surprizë prej 7 euro do të paguhet si në kufij tokësore, detarë apo ajrorë.
Qeveria spanjolle ka marrë masa ekstreme për të reduktuar defiçitin buxhetor nga 8,5% në 2011-n, në 5,3% brenda këtij viti.

Por shumë pasagjerë që kishin prerë biletat nuk e dinin lidhur me këtë taksë pasi ajo hyri në fuqi të enjten dhe për këtë disa kompani i kanë dërguar e-maile pasagjerëve për t'i njoftuar që të kenë mundësi për anullimin e biletës ndërsa disa kompani të tjera ua kanë paguar pasgjerëve pasi biletat ishin prerë para se ligji të hynte në fuqi.

KOMENTE