Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në samit në Kroaci: Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane
English

Berisha në samit në Kroaci: Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane

Kryeministri Berisha është nisur sot për nё Kroaci, pёr tё marrё pjesë nё Samitin e kryetarëve tё qeverive dhe personaliteteve nё fushёn e vendimmarrjes dhe opinionbёrjes nga Europa Juglindore, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs dhe Mesdheu, me temё “Shtet-ndёrtimi dhe eksperienca europiane“, qё do tё zhvillohet nё datat 6-7 korrik nё Dubrovnik.

Samiti hapet sot pasdite me fjalёn pёrshёndetёse tё mikpritёsve tё tij, Kryeministrit Zoran Milanović dhe Presidentit Ivo Josipović. Nё tё marrin pjesё kryeministrat e Polonisё, Kosovёs, Bullgarisё, Mali tё Zi, Bosnje Hercegovinёs, Sllovakisё dhe Rumanisё etj., si dhe Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Zёvendёssekretari i Departamentit tё Shtetit tё SHBA-ve Philip Gordon dhe Komisioneri pёr Zgjerimin nё Komisionin Europian Štefan Füle.

Kryeministri Berisha do t'i drejtohet samitit me njё fjalё, nё tё cilёn do tё prezantojё rrugëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt familjes evropiane, reformave tё thella e tё gjithanshme qё janё ndërmarrë nё procesin e integrimit europian, si njё proces qё ka udhёhequr transformimet e mёdha tё vendit drejt vlerave e standardeve europiane dhe tё cilin qeveria shqiptare e konsideron tё bazuar tёrёsisht nё meritё.

Gjatё qёndrimit nё Dubrovnik, Kryeministri Berisha do tё ketё takime me personalitete tё larta, pjesёmarrёse nё samit (me Zёvendёssekretarin e Departamentit tё Shtetit tё SHBA-ve Philip Gordon, Komisionerin për Zgjerimin të BE-së z. Štefan Füle, Zёvendёskancelarin dhe ministёr i Jashtёm i Austrisё Michael Spindelegger, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë z. Miroslav Lajcak, Ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane tё Irlandёs Lucinda Creighton etj..)

Samiti i Dubrovnikut zhvillohet për të shtatin vit radhazi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vendet e Europës Juglindore, të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

KOMENTE