Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e nderit. Burri i pret kokën gruas dhe vret dy fëmijët
English

Vrasja e nderit. Burri i pret kokën gruas dhe vret dy fëmijët

Policia e Afganistanit njofton se një 30-vjeçareje dhe dy fëmijëve të saj iu pre koka gjatë natës në lindje të Afganistanit.

Shkak duket se është tendenca e një rritje të shpejtë të të ashtuquajturave "Vrasje nderi".

Policia dyshon se vrasja është kryer nga burri i divorcuar.

Serata ishte e divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe kishte tre fëmijë 2 vajza dhe një djalë. Mohammad Arif, 38 vjeç ishte divorcuar një vit më parë.

Bashkëshorti ka shkuar gjatë natës në shtëpinë e saj në kryeqytetin e provincës Ghazni dhe e vrau atë së bashku me djalin 8 vjeçar dhe vajzën 9 vjeçare.
Fëmijët panë vrasësin që morri kokën e nënës së tyre dhe doli jashtë, ndaj ai i vrau dhe ata. Ndërsa i kurseu jetën vajzës 2 vjeçare, ka thënë një polic lokal.

Aktivistët thonë se ka pasur një rritje të mprehtë në sulme të dhunshme mbi gratë në Afganistan gjatë vitit të kaluar.

Zbehja e pushtetit të presidentit Hamid Karzai për të drejtat e grave ka çuar në këtë rritje vrasjesh të tilla. Ka patur raste të tjera brenda pak muajve dhe ato shtohen brenda ditës por shumë prej tyre nuk raportohen.

Në mars të këtij viti Presidenti Karzai ka miratuar "kodin e rreptë të mirësjelljes" të lëshuar nga klerikët të cilët, ndër të tjera lejojnë burrat të rrahin gratë e tyre.
Dokumenti gjithashtu nxit ndarjen e sekseve dhe lejon burrat të rrahin gratë në rrethana të caktuara.


KOMENTE