Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret në takim Ali Ahmetin
English

Berisha pret në takim Ali Ahmetin

Kryeministri Berisha priti sot një takim të përzemërt Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, zotin Ali Ahmeti.

Në takim u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona, në fushën ekonomike, arsim, kulturë, shkencë dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Zoti Ali Ahmeti e njohu Kryeministrin me zhvillimet e fundit në Maqedoni, me progresin e bërë në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, me kontributin e BDI-së në qeverisjen e vendit, rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes së shqiptarëve në këtë qeverisje, amnistinë për luftëtarët e lirisë, e të tjera çështje.

Kryeministri Berisha i vlerësoi të gjitha këto këto arritje si shumë të rëndësishme. Gjithashtu, Kryeministri shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar intensivisht në konsolidimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehu vlerësimet për zhvillimet në Shqipëri dhe vendosmërinë e BDI-së dhe qeverisë maqedonase për një zhvillim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi reciprok.

KOMENTE