Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garcia Markez vuan nga Dementia, shprehet i vëllai
English

Garcia Markez vuan nga Dementia, shprehet i vëllai

Vëllai i Gabriel Garcia Marquez thotë se shkrimtari kolumbian dhe fitues i Çmimit Nobel 1982 për Letërsinë po vuan nga dementia.

Jaime Garcia Marquez u tha studentëve në një ligjëratë në qytetin e Cartagena se vëllai i tij, i cili është 85, i telefon atij shpesh për t'i bërë pyetje themelore.

"Ai ka probleme me kujtesën e tij. Ndonjëherë unë qaj sepse ndjehem sikur e kam humbur atë," tha ai.

Ai thotë se autori ka ndalur së shkruari.

Gazetar i BBC-së në Kolumbi tha se ka pasur thashetheme rreth problemeve të kujtesës të zotit Garcia Marquez.

Jaime Garcia Marquez, vëllai i tij i ri, është anëtari i parë familjes që ka pranuar të flasë publikisht për këtë.

"Ai është duke u bërë mirë fizikisht, por ai ka qenë duke vuajtur nga çmenduria për një kohë të gjatë," tha ai. "Ai ende ka gëzim, humor dhe entuziazmin që ai ka pasur gjithmonë."

Kryevepra e realizmit magjik, "Njëqind Vjet në vetmi", e vitit 1967, fillon me historinë e një familje të paaftë për t'u kujdesur për gjyshin e tyre plak..

"Është një sëmundje që shkon në familje", tha Jaime Garcia Marquez.

Gabriel Garcia Marquez aktualisht jeton në Meksikë dhe nuk ka bërë paraqitje shumë publike në vitet e fundit.

Romanet e tij përfshijnë
"Dashuri në kohën e kolerës",
"Kronikë e një vdekje të paralajmëruar"
"Gjenerali në labirinthin e tij"

Ai është i njohur më shumë me veprën e tij "Njëqind Vjet në vetmi", ku janë shitur më shumë se 30 milionë kopje dhe është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

KOMENTE