English

Ministri Panariti vizitë pune në Itali me homologun e tij Terzi

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, është nisur sot në Itali ku do të zhvillojë një vizitë pune, me ftesë të Ministrit italian të Punëve të Jashtme, zotit Giulio Terzi.

Ministri Panariti, gjatë takimit me homologun e tij italian, do të diskutojë mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, bashkëpunimin në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, zhvillimet rajonale, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizmave shumëpalëshe.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti do të takohet edhe me Zv. Presidentin e Dhomës së Deputetëve, z. Rocco Buttiglione.

KOMENTE