Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Clinton, letër falënderimi dhe urimi Haxhinastos
English

Clinton, letër falënderimi dhe urimi Haxhinastos

Haxhinasto ministri i ri i Ekonomisë i sapoemëruar në detyrën e re ka marrë një letër falënderimi dhe urimi nga Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton.
Në të thuhej:

I Nderuar Z. Ministër:
Kam pasur nderin të punoj me Ju në këto dy vite për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Sheteteve të Bashkuara të Amerikës. Me marrjen e përgjegjësive të reja në shërbim të popullit shqiptar, kam besimin se Qeveria e Sh.B.A do të ketë fatin e mirë të vazhdoj të punoj afër me Ju si Ministër i Ekonomisë.

Dëshiroj t’ju përgëzoj Ju për arritjet e Juaja si Ministër i Punëve të Jashtme. Në mënyrë të veçantë, çmoj punën që keni bërë për të demonstruar lidership për të avancuar kauzën e përmirësimit të marrëdhënieve të vendeve të rajonit.

Ju falënderoj gjithashtu për mbështetjen e plotë ndaj angazhimeve të përbashkëta për të drejtat e njeriut brenda Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, përpos forumeve të tjera ndërkombëtare, dhe së fundmi në rolin e Presidencës së Këshillit të Europës.

Ju uroj fat në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë dhe në angazhimet e juaja në të ardhmen.

Sinqerisht e Juaja

Hillary Rodham Clinton

KOMENTE