English

Flamuri shqiptar i vitit 1884 do të ketë kartelën e tij historike

Më në fund është zbuluar flamuri i shoqërisë "Drita" në Bukuresht, që i përket vitit 1884.
Ariola Prifti përgjegjësja e Arkivit etnografik tregon për median se do t'i nënshtrohet një studimi të mirëfilltë duke bërë që te ketë dhe një kartelë historie.

“Flamuri është i realizuar nga dy fletë pëlhura mëndafshi dhe gjendja e tij është relativisht e mirë, ndërkohë që për sa i përket dekoracionit ka disa ndryshime, gjë që tregon se ky është një variant i tij, shprehet Prifti.

Flamuri është me një gjatësi 158 centimetra me gjerësi 117 centimetra dhe përfaqëson mërgimtarët e Bukureshtit të cilët kanë patur një rol të madh në formimin e shtetit shqiptar.
Qendra e Studimeve Albanologjike, në dhjetor të vitit të kaluar, ka zbuluar flamurin me të cilin u varros Ismail Qemali më 12 shkurt të 1919-s dhe në rivarrimin e tij në 28 nëntorin e vitit 1932 në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Në QSA flamuri gjendej prej vitit 1957, por që për shkak të mungesës së dokumentacionit, nuk dihej rëndësia e tij.

KOMENTE