Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karta e studentit dhe aplikimi online i saj pranë fakulteteve
English

Karta e studentit dhe aplikimi online i saj pranë fakulteteve

Për të përshpejtuar procesin e paisjes së studentëve me Kartën Bashkiake të Studentit, duke nisur nga dita e sotme, janë hapur 6 pika aplikimi. Këto pika funksionojnë në Sektorin e Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit, në Bashkinë e Tiranës; pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës; pranë Rektoratit të Universitetit Politeknik; pranë Fakultetit Ekonomik; në Universitetin Bujqësor të Tiranës; pranë Sekretarisë mësimore në Universitetin e Sporteve dhe pranë Sekretarisë mësimore në Universitetin e Arteve. Brenda një kohe të shkurtër, pikat e aplikimit do të hapen pranë çdo Fakulteti të këtyre Universiteteve, në mënyrë që studentët ta kenë më të lehtë dhe pa shpenzuar shumë kohë, për të aplikuar aty ku ata ndjekin studimet e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka ndjekur sot nga afër, nisjen e aplikimit on-line, në pikën e hapur në Bashkinë e Tiranës.

“Kapacitetet prodhuese të Kartës janë të mjaftueshme, për të garantuar prodhimin e të gjithë kartave për kontigjentin aktual të studentëve të universiteteve publike, ndaj tashmë që kemi edhe bazën e të dhënave nga këto universitete, të cilat konfirmojnë çdo aplikim, dua t’i bëj një thirrje çdo studenti dhe çdo studenteje të këtyre 5 universiteteve, të paraqiten pranë rektorateve të tyre dhe së shpejti pranë Fakulteteve përkatëse, ku do të shtrihet rrjeti i aplikimit on-line, për të marrë këtë kartë. Aplikimi zgjat dy apo tre minuta. Karta prodhohet falas” – theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha.

Karta Bashkiake e Studentit, një premtim i bërë nga zoti Basha, gjatë fushatës elektorale bazohet në modele të suksesshëm evropianë. Përmes kësaj Karte, studentët do të kenë lehtësira në shërbimet e ndryshme publike dhe private që ofrohen në Tiranë, që nga bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, njësitë e shërbimit kulturor, kinematë, teatrot, sporti etj. Aktualisht, është drejt përmbylljes, marrëveshja me bankat kryesore të kryeqytetit dhe me kompanitë celulare.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara, për të përmirësuar cilësinë e jetës së studentëve të Tiranës, është një tjetër premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës dhe do të vijojmë së shpejti me të gjithë universitetet jo publike, në territorin e kryeqytetit, në territorin e qytetit tonë” - tha zoti Basha.

Ky proces do të shtrihet shumë shpejt, edhe tek universitetet private.

KOMENTE