Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Fitorja do të jetë e jona në vitin 2013
English

Rama: Fitorja do të jetë e jona në vitin 2013

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore me temë “Demokracia, ekonomia, shoqëria dhe e ardhmja europiane”.
Kryetari Rama është bashkëdrejtues i këtij Komiteti të Internacionales Socialiste. Gjatë qendrimit në Selanik Rama ka patur takime të veçanta me liderë të së majtës europiane. Pas zhvillimit të punimeve të Komitetit të Internacionales Socialiste për Europën Juglindore Rama u shpreh se në qendër të diskutimeve ishin vlerat dhe parimet që duhet të mishërojë e majta e këtij shekulli. Një tjetër temë ku u fokusua komiteti ishte dhe domosdoshmeria e transparencës në proceset demokratike të vendeve të rajonit.

Kryetari Rama është shprehur se procesi i reformës zgjedhore është një garanci për qytetarët se ajo që ndodhi nuk do të përsëritet më dhe se zgjedhjet e 2013 Partia Socialiste do t’i fitojë pasi vota nuk do të preket.

“Çdo reformë zgjedhore është objekt debati dhe kundërshtish. Ajo që ne na duhet është që të garantojmë një sërë aspektesh, që deri dje kanë qenë aspekte të errëta të procesit zgjedhor. Besoj se jemi në një proces ku do të kemi një sërë garancish të reja, të cilat jo vetëm që nuk janë pak, por përbëjnë një bazë shumë të mirë për t’u thënë qytetarëve se tanimë ajo çka ka ndodhur nuk do të përsëritet dhe se zgjedhjet e vitit 2013 do t’i fitojmë, pasi vota juaj nuk do të preket. Procesi do të jetë i hapur dhe transparent, në raport me një të shkuar ku komisionerët shpesh herë kanë bërë çfarë kanë dashur për arsye korruptive; ku kutitë nuk kanë qenë të hapshme për arsye të fshehjes së provave të manipulimit nga ana e pushtetit; ku KQZ-ja është kthyer në një therrtore elektorale dhe ku me listat është bërë një mish mash i neveritshëm që ka kondicionuar procesin zgjedhor. Adresimi i të gjitha këtyre aspekteve dhe një sërë aspektesh të tjera besoj se përbën një argument të fortë për ne që t’i drejtohemi qytetarëve me optimizëm dhe t’u themi se tanimë përpara nesh është rruga e fitores. Asnjë forcë, e cila deri dje ka arritur të imponohet në mungesë të transparencës dhe me mekanizma korruptiv, nuk do të mundë të na ndalë dhe fitorja do të jetë e jona në vitin 2013.”

KOMENTE