Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria 17 vjet, anëtare e Këshillit të Evropës
English

Shqipëria 17 vjet, anëtare e Këshillit të Evropës

Sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u zhvillua ceremonia e 17-të vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Në këtë aktivitet përveç ambasadorëve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, ishin të ftuar politikanë, parlamentarë, profesorë, studiues e gazetarë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti theksoi ky përvjetor do të kujtohet gjatë për faktin se përkon me marrjen për herë të parë të kryesisë së Komitetit të Ministrave të kësaj organizate të rëndësishme mbarë-evropiane.

Z. Panariti rikonfirmoi përgjegjshmërinë e kryesisë shqiptare në implementimin e prioriteteve dhe angazhimeve të ndërmarra, si dhe bëri një pasqyrim të zhvillimeve kryesore që nga marrja e kryesisë më 23 maj 2012.

Në veçanti, z. Panariti u ndal në risitë që do të sjellë presidenca shqiptare sa i takon promovimit të tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë, nën moton “Të bashkuar në diversitet”. Kjo frymë, theksoi Ministri, do të implementohet në të gjitha aktivitetet e kryesisë sonë, si përsa i takon politikës së KiE-së me vendet e Afrikës Veriore dhe të Mesdheut, ashtu dhe me vendet e rajonit të Ballkanit. Në veçanti, Ministri u ndal në vëmendjen që presidenca shqiptare i kushton përafrimit të Kosovës me KiE-në dhe vlerësoi komunikimin e Sekretarit të Përgjithshëm Jagland përpara Komitetit të Ministrave, më 4 korrik. Në këtë komunikim theksohet se implementimi i projekteve rajonale të përbashkët BE-KiE mund të konsiderohet si bashkëpunim rajonal, referuar marrëveshjes Prishtinë – Beograd për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Drejtori i Zyrës së KiE-së në Tiranë, z. Marco Leidekker, në fjalën e tij vlerësoi rrugëtimin e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra duke theksuar se në këto 17 vite të anëtarësimit në organizatë, Shqipëria është transformuar nga anti-teza e Evropës në zërin e promovimit të vlerave të saj përmes Kryesimit të Komitetit të Ministrave.

Në përfundim, Ministri Panariti ripërsëriti për të pranishmit ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë mbi diversitetin në Evropë, si një forcë për të ardhmen, e cila do të mbahet në mbyllje të presidencës shqiptare, në datat 8 – 9 nëntor 2012, në Tiranë.

KOMENTE