Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhurohen pajisje për demontimin e municioneve në Uzinën e Gramshit
English

Dhurohen pajisje për demontimin e municioneve në Uzinën e Gramshit

Ambasadori i OSBE, në Shqipëri, Eugen Wolfarth, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit të disa pajisjeve vëzhguese të procesit të demontimit të municioneve në Uzinën e Gramshit, në përgjigje të interesit të medias për disa akuza që ka bërë opozita ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, u shpreh se opozita duhet të ndjekë procedurat parlamentare për të hetuar këto shqetësime. “Unë e kam theksuar edhe më parë dhe vazhdoj ta theksoj se është i rëndësishëm roli që ka Parlamenti për të sqaruar punën e ekzekutivit, të qeverisë. Ky është një proces që duhet të ndodh në Komisionet Parlamentare. Kështu që unë do t’ju bëja thirrje për përdorimin dhe respektimin e rregullave dhe të procedurave që ekzistojnë për çështje kaq të rëndësishme”, - u shpreh ambasadori Wolfarth. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ishte shprehur një ditë më parë në Parlament po ashtu se Ministria e Mbrojtjes është e hapur ndaj çdo lloj hetimi, i cili do të ishte në përputhje me procedurat parlamentare.
Në mjediset e Uzinës Mekanike në Gramsh është zhvilluar dje një ceremoni me rastin e dhurimit nga Zyra e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri të gjashtë kamerave dhe një video regjistruesi dixhital, të cilat do të përdoren nga personeli i kësaj uzine gjatë procesit të demontimit të municioneve të tepërta. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, ambasadori i OSBE në Tiranë, z. Eugen Wollfarth, shefi i Departamentit të Sigurisë i OSBE z. Gay Vinet, komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha, shefi i CUBIC z. Gregory Cannata, përfaqësues nga pushteti vendor etj.

Fillimisht, drejtori i Uzinës Mekanike të Gramshit, z. Kristaq Zera, ka informuar të pranishmit mbi ecurinë e procesit të demontimit të municioneve të tepërta në këtë uzinë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të OSBE në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu duke folur për arritjet e shënuara në procesin e demontimit të municioneve të tepërta, i cili përbën edhe një ndër objektivat madhore të Ministrisë së Mbrojtjes, ka theksuar se çelësi i suksesit në këtë proces fokusohet në tre pika kryesore: vullneti politik i qeverisë Berisha për përmbushjen me sukses të këtij procesi; transparenca e lartë, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët tanë. Ministria e Mbrojtjes, nën drejtimin e ministrit Imami, ka vijuar më tej z. Spahiu, ka një bilanc dhe një performancë të shkëlqyer në të gjithë veprimtaritë e saj, sikurse është edhe suksesi i arritur deri më tani në procesin e demilitarizimit. Zëvendësministri Spahiu, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ka falenderuar me këtë rast OSBE për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe për mbështetjen që ajo i ka dhënë asaj në procesin e demontimit të municioneve. OSBE e ka mbështetur këtë proces jo vetëm në Uzinën e Gramshit, por edhe në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës dhe në Kombinatin Mekanik në Poliçan, ka nënvizuar z. Ekrem Spahiu.

Më pas, është bërë nënshkrimi i aktit të dhurimit të pajisjeve të vëzhgimit dhuruar nga Prezenca e OSBE në Tiranë. Akti i dhurimit është nënshkruar nga ambasadori i OSBE në Tiranë, z. Eugen Wollfarth dhe nga pala shqiptare nga drejtori i Uzinës Mekanike të Gramshit, z. Kristaq Zera.
Ceremonia është mbyllur me një inspektim që zëvendësministri Ekrem Spahiu, ambasadori Eugen Wollfarth dhe personat që i shoqëronin kanë bërë në linjat e demontimit të municioneve të kësaj uzine, si në linjën e demontimit të predhave të artilerisë të kalibrit 37mm, të demontimit të fishekëve të kalibrit 14,5mm etj.

KOMENTE