Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovarët miliona euro blerje prona në Shqipëri
English

Kosovarët miliona euro blerje prona në Shqipëri

Gazeta Zëri ka shkruar një artikull lidhur me investimet dhe blerjet e pronave të patundshme të kosovarëve në Shqipëri.

Më shumë se 33 milionë euro kanë investuar kosovarët në Shqipëri brenda një periudhe trevjeçare. Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) këto investime po bëhen kryesisht në sektorin e patundshmërive.

Investimet më të larta nga kosovarët në Shqipëri ndodhën në vitin 2008, kur arritën vlerën e përgjithshme prej 19.2 milionë euro.
”Investimet e huaja direkte të rezidentëve kosovarë në vende tjera arritën një vlerë prej 10.6 milionë euro, investime këto kryesisht për blerje të patundshmërive në Shqipëri. Në vitin 2010, këto investime u zvogëluan në 3.4 milionë euro”, thuhet në raportet vjetore të Bankës Qendrore të Kosovës.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë për “Zërin” se blerjet e patundshmërive në Shqipëri i ka përshpejtuar ndërtimi i autostradës mes dy shteteve.
“Bregdeti shqiptar po bëhet më atraktiv për investimet e kosovarëve. Investimet kryesisht po ndodhin në Tiranë dhe Durrës dhe më pak në qytetet jugore bregdetare të Shqipërisë”, shprehet Sadiku.

Sipas tij, investimet në patundshmëri në Shqipëri kryesisht po bëhen nga diaspora dhe afaristët kosovarë, të cilët qëndrojnë më mirë financiarisht sesa pjesa dërrmuese e kosovarëve, e cila përballet me një situatë të vështirë ekonomike.
Për dallim nga kosovarët, sipas tij, nuk vërehen investime të shtetasve të Shqipërisë në Kosovë.
Ai shton se Kosova ende nuk është bërë vend atraktiv për investime serioze në biznes dhe shumë investime ndodhin në patundshmëri, pompa të benzinës, objekte hoteliere etj.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Safet Gerxhaliu, ka pohuar se pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, interesimi i kosovarëve për blerjen e apartmaneve në Shqipëri është në rritje e sipër.

KOMENTE