Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shërbim shëndetsor në shkolla. Hartohet programi
English

Shërbim shëndetsor në shkolla. Hartohet programi

Ministria e Shëndetsisë në bashkëpunim me zyrën e UN (OKB) në vendin tonë kanë përmbyllur hartimin e Dokumentit Bazë për Shërbimin Shëndetësor në shkolla.

Specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, punonjës të shkollave dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,kane kontribuar pjesë të punës së tyre, në riformulimin e kësaj rregulloreje, e cila ka patur hartimin e 12 çështjeve kryesore që prekin shëndetin e fëmijëve si dhe ndikojnë në krijimin e sjelljeve të shëndetshme tek ata.

Rëndësi e veçantë i është dhënë shëndetit riprodhues, sëmundshmërisë kronike, ushqimit, alkoolit, drogës, aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor. Është krijuar ekipi i trainerëve kombëtare që do të aftësojnë personelin shëndetësor në të gjitha shkollat e vendit. Janë trajnuar 20 trajnerë dhe më pas do të trajnohet i gjithë stafi mjekë, infermierë, dentist dhe psikolog në shkolla.

I pranishëm në këtë aktivitet ministri i shëndetësisë, z. Vangjel Tavo u shpreh se “Komponenti që po përmbyllim, është komponent i hartimit të Dokumentit Bazë për Shërbimin Shëndetësor në shkolla si vazhdim i angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndihmuar dhe orientuar drejt personelin mjekësor dhe atë infermieror në punën e tyre për parandalimin e sëmundshmërisë në përgjithësi duke u fokusuar kryesisht në promocionin dhe edukimin shëndetësor në veçanti”.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë ky produkt mbush boshllëkun që ka pasur në vite shërbimi shëndetësor në shkolla, stimulon dhe forcon më tej mbështetjen e aksioneve promocionale për përfitimin e një edukate dhe sjellje të shëndetshme për fëmijët e adoleshentët dhe motivon personelin shëndetësor për rolin e rëndësishëm që ata luajnë në sistemin tonë shëndetësor.

Hartimi i dokumentit bazë për shërbimin shëndetësor në shkolla është pjesë e projektit për reformimin e kujdesit shëndetësor të nënës dhe të fëmijës, një projekt i iniciuar vite më parë në bashkëpunim me zyrën e UN (OKB) në Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Spanjolle (afërsisht 1,4 milion euro)”. Zbatuese e projektit ka qënë OBSH në bashkëpunim me MSH dhe ekspertët e sistemit tonë shëndetësor.

Gjatë fjalës së tij z. Tavo një vlerësim të veçantë ka shprehur dhe për kontributin e rëndësishëm në hartimin e këtij dokumenti për ekspertët e huaj dhe vendas të përfshirë nga Zyra e Organizatës Boterore të Shëndetësisë në Tiranë dhe Ministrisë së Arsimit.

KOMENTE