Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: testet e inteligjencës kanë nxjerrë se gratë janë më inteligjente se burrat
English

Berisha: testet e inteligjencës kanë nxjerrë se gratë janë më inteligjente se burrat

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha u ndal sërish në disa çështje të debatuara javëve të fundit në zhvillimet në vend, si çështja e votimit në parlament të reformës zgjedhore, për votimin e amendimeve për heqjen e imuniteteve, realizuar përmes ndryshimeve kushtetuese, etj. Kryeministri, edhe njëherë, i bëri thirrje zotit Rama të votojë amendamentet për heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe qeveritarëve, të cilat janë hartuar nga ekspertët më të mirë dhe sjellin risitë më të rëndësishme doktrinare të së drejtës kushtetuese, si interesi jetik i çdo qytetari shqiptar, i çdo taksapaguesi.

Kryeministri, fillimisht, solli në vëmendje një studim shumë të rëndësishëm, përmes testeve inteligjente, sipas të cilit rezultonte se gratë i tejkalojnë burrat në drejtim të inteligjencës, duke përgëzuar këtë rezultat të faktuar tashmë.

Midis të tjerash ai tha: "studimet e fundit, në të gjitha testet e inteligjencës, zonjat tejkalojnë zotërinjtë, gratë e vajzat tejkalojnë burrat. Gjëja më e mirë për ne është të themi “No coment”, ta pranojmë, sepse kështu është faktuar. Kjo botë ndryshon dhe ky lajm është dëshmi e një shkalle të re. Kur ta ribëjnë këtë test, pas nja 30 vitesh, ju garantoj se do të ndiheni të trishtuar. Nuk mund t’ua mbaja sekret këtë lajm që ka marrë dhenë. Të them të vërtetën, unë nuk është se nuk kam pasur një përshtypje të tillë. Nuk është rastësi që kur shkoni në universitete dhe shikoni ekselencat, ato janë 1 me 6, apo 1 me 7 në favor të vajzave."

Ndërsa më pas kryeministri ka folur dhe për reformën zgjedhore duke theksuar se "reforma zgjedhore ishte një proces i komplikuar, i cili kaloi në adresimin e dhjetëra rekomandimeve të ODIHR-it dhe vërtetë votimi i saj përbën një arritje të madhe për qytetarët shqiptarë, sepse do të kenë një kuadër ligjor zgjedhor tërësisht konsensual, siç e kishin edhe kodin e mëparshëm, por kësaj here dhe me rekomandime të ODIHR, pasi ai ligj u testua në zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale.

Ky ishte një proces i komplikuar që kaloi me konsensus, absolutisht për shkakun e vetëm se ne kemi bërë lëshime dhe nuk kemi asnjë pendesë për këtë, pasi është në detyrimin e qeverisë, e cila është e vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, t’i japë opozitës të gjitha siguritë e nevojshme që ajo kërkon për një proces të tillë."
Në fund të fjalës së tij në mbledjen e grupit të PD-së ai i bën thirrje kryesocialistit Rama për të votuar heqjen e imunitetit të zyrtarëve.

" I bëj thirrje zotit Rama të votojë amendamentet për heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe qeveritarëve, të cilat janë hartuar nga ekspertët më të mirë dhe sjellin risitë më të rëndësishme doktrinare të së drejtës kushtetuese. T’i votojmë ato sepse ky është interes jetik i çdo qytetari shqiptar, i çdo taksapaguesi. T’i votojmë sepse çdo hezitim, i cilitdo politikani për të mbështetur heqjen e imunitetit, do të ketë jehonën më negative, përshtypjen më negative, te çdo qytetar, pavarësisht nga përkatësia e tyre. Le të flasim hapur; një politikan që i kundërvihet kësaj çështjeje, u thotë shqiptarëve se “unë nuk e heq dot imunitetin sepse “vjedh”. Nuk mund të thotë politikani kështu, le të themi atë që është. Unë nuk e thjeshtoj problemin, por po këta ekspertë kanë bërë një propozim të jashtëzakonshëm. Në rast kur parlamenti gjykon se kjo çështje po përdoret për të dëmtuar funksionin e parlamentit, parlamenti ka të gjithë autoritetin për të rivendosur imunitetin dhe çdo gjë tjetër. Unë nuk e kam parë të shkruar, por këtë të drejtë, ekspertet ia kanë njohur një kuorumi më të vogël se 50 për qind, sigurisht për të mbrojtur pakicën. Ky është një interpretim i imi në këtë rast. Kur thuhet nën 50 për qind, unë nënkuptoj opozitën kryesisht. Pra, për një çështje kaq madhore, ka të drejtë të votojë rikthimin e imunitetit, pasi në doktrinë, sipas tyre, imuniteti nuk mbron personat, mbron institucionet nga pushteti i njëri-tjetrit. Kjo përbën një risi të jashtëzakonshme, shumë pozitive, në kuptimin e respektimit reciprok të institucioneve."

KOMENTE