English

Obama goditet nga rrebeshi i shiut gjatë fushatës (FOTO)

Barack Obama flet në qiell të hapur pa asnjë mbrojtje umbrelle gjatë një tubimi të fushatës në Virxhinia gjatë fundjavës.

Ai zakonisht vishet hollshëm dhe aq më tepër tani në këtë ditë të nxehta.
Por një rrebesh shiu i papritur filloi kur ai po mbante fjalimin e tij para 900 personave në Virxhinia.

Asnjë çadër nuk ju ofrua, por ai vazhdoi trimërisht duke folur vetëm u ndal për një moment kur fshiu ujin nga fytyra e tij.

Zoti Obama ka diskutuar planin e tij për të rivendosur sigurinë e klasës së mesme dhe i kërkoi Kongresit që të veprojë në zgjerimin e shkurtimit të taksave për familjet e klasës së mesme.
Ai ripërtëriu sulmet e tij mbi kandidatin presidencial republikan Mitt Romney dhe pretendonte se sfond tij në kapital privat e bëri atë një zgjedhje të keqe për të udhëhequr Amerikën

Ai e quajti atë dhe këshilltarët e tij si ndjekës të politikave të vjetëruara, ndërsa në anën tjetër këshilltarët e Romney-i thanë se do të kenë planin e tyre që do të hutojë Obamën.

KOMENTE