Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Taulant dhe Arjan Troka humbin jetën në aksident dhe një tjetër plagoset
English

Taulant dhe Arjan Troka humbin jetën në aksident dhe një tjetër plagoset

Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme rreth orës 10:30 në aksin Fier-Levan te vendi që quhet Qafa e Kushovicës.

Automjeti me targa FR 55-73 D me drejtues shtetasin 28 vjeçar Bejo Troka nga fshati Kafaraj i komunës Frakull ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër me targa AA 336 AP. Sikur të mos mjaftonte kjo më pas është përplasur edhe me kamionin me targa Fr 43-65 C, por këtë radhë përplasja ishte fatale edhe për 2 pasagjerët që kishte brenda që thuhet se janë kushërinjtë e tij Taulant Troka 30 vjeç dhe Arjan Troka të cilët kanë ndërruar jetë.

Ndërsa vetë drejtuesi gjendet në spital në gjendje kritike për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe bën të ditur se drejtuesi ishte emigrant dhe vetëm një ditë kishte që qe kthyer nga Greqia.
Policia po heton shkaqet e aksidentit fatal.

KOMENTE