English

I vë vetes zjarrin për shkak të kushteve të jetesës (VIDEO)

Kamerat televizive dhe fotografët e kanë kapur këtë moment dramatik të një protestuesi izraelit që kishte vendosur të digjten veten në zjarr gjatë një tubimi.
Burri rreth të 40-ve mbuloji trupin e tij me lëndë të djegshme dhe i vuri flakën vetes duke bërtitur se "qeveria më ka vjedhur" në një protestë në Tel Aviv.

Njerëz u mblodhën përreth, duke u përpjekur për të shuar flakën nga trupi i tij duke i hedhur ujë dhe të tjerë që thërrisnin nevojën e një ambulance.
Burri ishte duke marrë pjesë në një protestë natën e së shtunës për të shënuar përvjetorin e një vale të demonstratave kundër kostos së lartë të çështjeve të jetesës dhe të tjera sociale që përfshinë vendin.
TV Izraelit 10 tregoi pamjet e burrit në zjarr. Ai la një letër duke fajësuar qeverinë për vështirësitë e tij financiare.
Ai udërgua më vonë në një spital, ku ai tani është duke u trajtuar për djegie të rënda.
1189

KOMENTE