English

Ministri Panarit takon ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë Vele Trpevski

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Panariti, priti dje në një takim kortezie Ambasadorin e Maqedonisë në Tiranë, zotin Vele Trpevski. Ministri Panariti vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, si në planin dypalësh edhe në atë rajonal dhe shprehu edhe njëherë gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Ai shprehu bindjen se mbajtja hapur dhe zhvillimi i dialogut politik do t’i shërbejë këtij qëllimi. Ministri Panariti vlerësoi gamën e gjerë të marrëdhënieve me Maqedoninë, duke e vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik. Infrastruktura, Korridori 8, energjia, etj, u vlerësuan nga bashkëbiseduesit si fusha me interes për intensifikimin e bashkëpunimit. Ministri Panariti vlerësoi rëndësinë e proceseve integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit, duke theksuar se avancimi i Maqedonisë në këtë proces, është jo vetëm në interesin e saj, por edhe të Shqipërisë dhe të rajonit. Ministri Panariti shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë në këtë drejtim.

KOMENTE