Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti fton bizneset braziliane të investojnë në Shqipëri
English

Panariti fton bizneset braziliane të investojnë në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti ka pritur dje në një takim kortezie Ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, z. Ruda G. Seferin. Gjatë takimit z.Ruda G. Seferin i përcolli Ministrit Panariti një mesazh urimi nga Ministri i Jashtëm i Brazilit, z. Antonio de Aguira Patriota.

Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi dypalësh, zgjerimi dhe konkretizimi i tij i mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si ato ekonomike e tregtare, ardhja e investimeve braziliane në Shqipëri, nënshkrimi dhe implementimi i marrëveshjeve si dhe mundësia e ardhjes së një grupi ekspertësh brazilian në Shqipëri për të mundësuar një studim më konkret mbi potencialet se ku mund të investojnë bizneset braziliane në vendin tonë. Z. Panariti rikonfirmoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë Shqiptare për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona përmes institucionalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, konsultimeve diplomatike, marrëveshjeve kuadër në fushën ekonomike, etj.Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit politik dypalësh e shumëpalësh në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, si dhe mundësitë e rritjes së eksporteve ndërmjet të dy vendeve, në mënyrë reciproke

KOMENTE