Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Futbollistet japoneze femra, ankohen pse meshkujt fluturojnë në klas biznesi dhe ato jo
English

Futbollistet japoneze femra, ankohen pse meshkujt fluturojnë në klas biznesi dhe ato jo

Anëtaret e ekipit të futbollit të femrave të Japonisë janë ankuar në lidhje me fluturimin për në Lojërat Olimpike, se janë vendosur në klasin ekonomik, ndërsa ekipi i meshkujve ishin në klasën e biznesit.

Gratë, Pretendente të forta për medalje ari, fluturojnë në klasin ekonomik ndërsa meshkujt që janë tepër të dobët si skuadër dhe nuk pritet asgjë, fluturojnë në biznes klas.

"Unë mendoj se ka një arsye në këtë mes", tha ylli Homare Sawa për mediat japoneze.

Ajo tha se ekipi i saj i janë dhënë vende të klasit të biznesit të vitit të kaluar, por vetëm pasi ato fituan Kupën e Botës.

"Edhe vetëm në aspektin e moshës, ne jemi më të mëdha," tha ajo me shaka pas mbërritjes në Paris të hënën.

Kjo është hera e katërt që Sawa, 33 vjeç, është duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Ajo është lojtarja më e vjetër japoneze për të marrë pjesë në futbollin në Londër.

Komiteti Olimpik i Japonisë i ka dhënë shumicën e vendeve atletëve të tyre të klasit të ekonomisë, me disa përjashtime.

Shoqata e Futbollit Japonez ka financuar futbollistët meshkuj të fluturojnë në klasin e biznesit që nga viti 1996.

KOMENTE