Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sistemi GIS ekziston në Bashkinë e Tiranës, nuk ka pse të blihet tjetër, shprehet Shalsi
English

Sistemi GIS ekziston në Bashkinë e Tiranës, nuk ka pse të blihet tjetër, shprehet Shalsi

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka hedhur dritë sot në prani të gazetarëve dhe specialistëve të ndryshëm të fushës mbi blerjen e sistemit GIS nga Bashkia e Tiranës, duke bërë një shpjegim të detajuar të historikut të ngritjes së sistemit GIS nga viti 2005 deri në vitin 2008. Shalsi ka provuar me argumente se si ky tender i shpallur tashmë përbën një tentativë për të gllabëruar para nga taksapaguesit dhe qytetarët e Tiranës, tentativë që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.

Tenderi i njoftuar nga Bashkia e Tiranës si më poshtë :

FORMULARI I NJOFTIMIT TE KONTRATES

1. Autoriteti Kontraktor: Bashkia Tiranë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tel/Fax: 04 256 799, E-mail: prokurimet@tirana.gov.al; adresa e Internetit: www.tirana.gov.al;

2. Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e Hapur”

3. Objekti i prokurimit: “Blerje dhe instalim i Sistemit Gis (Sisteme të Informacionit gjeografik) në funksion të Planit të Përgjithshëm Vendor”
4. Fondi limit: 42.500.000 (dyzet e dy milion e pesëqind mijë) lekë pa tvsh.

5. Afati i lëvrimit të mallit : Koha në të cilën sistemi duhet të jetë gati për
funksionimin me të gjithë komponentët është 30 (tridhjetë) ditë nga data e lidhjes së kontratës

Deputeti socialist në këtë bisedë me gazetarët dhe specialistët e fushës tha se po blihet një gjë që ekziston “është një mashtrim i madh dhe një tentativë zhvatjeje e pashembullt e qytetarëve të Tiranës. Kërkohet të blihet një sistem GIS ( Geografic Information System ) që është tashmë në Bashkinë e Tiranës dhe për të cilin janë shpenzuar njëherë para dhe madje shumë më pak.

Komponentët e një sistemi GIS janë :

1. Software (Programi) – ( i blerë me rreth 30 000 USD që në vitin 2005 )
2. Hardware (Pajisjet kompiuterike)
3. Të dhënat (data)
4. Aplikacionet
5. Burimet Njerëzore

Në vitin 2005, me një financim të qeverisë Hollandeze dhe duke iu nënshtruar procedurave të Bankës Botërore u arrit që të blihet një program GIS dhe të kompletohet i gjithë sistemi me të gjithë komponentët e mësipërm, deri në 2008. Iu shtuan edhe atribute të reja dhe u bë i aksesueshëm për disa aplikime falë një financimi të GTZ.

Sot kërkohet të blihet me rreth 500 000 USD ( duke përfshirë edhe vlerën e TVSH ) vetëm një program, që ka kushtuar rreth 30 000 USD !!! Sepse, gjithshka tjetër kërkohet gjendet në Bashkinë e Tiranës.


Ja specifikimet teknike të tenderit që gjenden si bazë të dhënash në sistemin GIS në Bashkinë e Tiranës.

- Ortofoto 2007 të rezolucioneve 8 cm, 20 cm, dhe 35 cm, hartat topografike, harta plan qyteti
- Harte bazë e detajuar, zonë urbane
- Hidrografi
- Sistemi Rrugor Informacion egzistues dixhital mbi ujësjellësin
- Informacion ekzistues dixhital mbi rrjetin elektrik
- Informacion ekzistues dixhital mbi rrjetet e komunikacionit
- Indeksi i nomeklaturave të hartave manuale të shkalleve të ndryshme 1:500, 1:1000, 1:2500. 1:5000, 1:10000, 1:25000
- etj etj “ tregoi Shalsi për mediat duke demonstruar për mediat e pranishme edhe linkun përkatës që tregon se sistemi GIS është në Bashkinë e kryeqytetit.


Deputeti socialist tregoi me fakte se “Edhe funksionet bazë të aplikimeve në WEB gjenden tashmë dhe janë lehtësisht të verifikueshme në

http://95.107.174.195/tiranagis/map.phtml

që i përket Bashkisë së Tiranës edhe sot e kësaj dite. Kjo është prova që ky sistem ekziston.

Në muajin qershor Lulzim Basha deklaroi dhe prezantoi Planin Rregullues të Tiranës packa se askush nuk ka parë dhe nuk di asgjë se cfarë është bërë, pasi asnjë gjë nuk është publikuar deri më tani.

Sipas të gjitha gjasave ajo që po ndodh është fakti që personat që janë marrë me Planin Rregullues të Tiranës, në shkelje flagrante të ligjit, kërkojnë të paguhen tashmë dhe sajuan blerjen e sistemit GIS.

Mënyra e llogaritjes së fondit limit të tenderit përbën një skandal së bashku me specifikimet teknike të përcaktuara dhe të shpallura. Gjithashtu edhe mënyra e vlerësimit të tregut si një kërkesë e zhvillimit të tenderit, nuk është bërë konform ligjit.”

Eduard Shalsi duke folur në emër të PS tha forca politike që përfaqëson do të jetë shumë e vëmendshme ndaj këtij skandali dhe se nuk do të rreshtë së kërkuari të vërtetën: “Do të monitorojmë me shumë kujdes gjatë gjithë kësaj kohe se cfarë do të ndodhë. Nëse nuk e anullojnë procesin e tenderimit do të shohim se cili do të jetë fituesi, pasi në kriteret teknike dhe profesionale që duhet të përmbushi operatori ekonomik ka të tjera paradokse dhe nonsense. Nuk do t’i ndahemi kësaj historie deri sa të zbulojmë të vërtetën, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.”

KOMENTE