Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet rruga paralel me shinat e trenit Tiranë
English

Përurohet rruga paralel me shinat e trenit Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputeti i zonës, njëherësh Ministër i Kulturës, z. Aldo Bumçi dhe Kryetari i Njësisë Bashkiake numër 11, z. Haki Mustafa ishin të pranishëm në ceremoninë e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës përgjatë Shinave të Trenit, në Laprakë. Ky segment me gjatësi 940 metra, është një financim i qeverisë, në partneritet me Bashkinë me një vlerë prej 500 milionë lekësh. Sipas Kryetarit të Bashkisë z. Lulzim Basha, ky investim dhe të tjera që kanë nisur me buxhetin e Bashkisë së Tiranës, dëshmojnë vëmendjen ndaj kësaj zone të lënë pas dore dhe në harresë, për një kohë të gjatë.

“Pikërisht këtu ku ndodhemi ne, Plani i ri Urbanistik i Tiranës, i cili do të vijë për konsultim pranë gjithë qytetarëve, para se të marrë formën e tij të prerë parashikon kalimin e një prej projekteve strategjike, një prej linjave të tramit të Tiranës, pra zëvendësimin e kësaj linje të vjetër hekurudhore, me linjën moderne të tramit të Tiranës.

Para se ky projekt të fillojë të marrë formë, e gjithë kjo zonë do i nënshtrohet investimeve të tjera të mëdha. Blloku këtu në të majtë, është parashikuar në buxhetin e Bashkisë për këtë vit, (sikundër shumë prej banorëve e dinë sepse kanë qenë në konsultimet publike) për rikualifikim urban, që do të thotë një ndërhyrje intensive në të gjithë parametrat e zonës: ujësjellës, kanalizime, ndriçim, rrugë, trotuarë, gjelbërim etj. Rruga do të vazhdojë edhe në drejtimin tjetër, ndërkohë që për Laprakën, Njësinë vendore nr.11 (sepse është më shumë se sa Lapraka) janë parashikuar edhe dy investime në sistemin e ujësjellës – kanalizimeve, dy investime të tjera në segmente rrugore si dhe 6 investime në objekte arsimore dhe paraarsimore, përkatësisht dy çerdhe, dy kopshte dhe dy shkolla” – u shpreh Kreu i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha.

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka shprehur angazhimin e tij, që zhvillimi i qytetit të nisë nga pragu i derës së qytetarit. Zoti Basha theksoi se ndryshimi nuk mund të vijë brenda ditës, por në bashkëpunim me qytetarët do të zbatohen projektet e parashikuara, të cilat do të përmirësojnë jetën e çdo qytetari. “Vëmendja që ne i rikthejmë kësaj zone të qytetit, ka të bëjë me përqasjen e re që Bashkia e Tiranës e ka bërë realitet dhe kjo përqasje e re është vëmendje kudo ku jetojnë qytetarët dhe standart evropian kudo ku shtrihet qyteti, përtej pragut të derës së qytetarit, cilësi jete për banorët. Këto janë konceptet e një Tirane moderne dhe evropiane. Tirana moderne dhe evropiane as fillon dhe as mbaron me qendrën por shtrihet kudo ku qyteti ekziston, bashkë me problemet dhe sfidat e veta.” – theksoi Kryebashkiaku Lulzim Basha.

KOMENTE