Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blini toka në Hënë nëse jeni bilioner. 2.5 milionë persona janë pronarë të Hënës
English

Blini toka në Hënë nëse jeni bilioner. 2.5 milionë persona janë pronarë të Hënës

A keni dëgjuar që do të shkoj në hënë thotë dikush...po dhe kjo është e vërtetë pasi gati prej 30 vjetësh mijëra njerëz nga e gjithë bota kanë blerë tokë në Hënë.

Mund t'ju duket e çuditshme por është mëse e vërtetë. The Lunar Embassy është e vetmja kompani e cila mund të të pajisë cilindo që dëshiron të blerë tokë në Hënë. Ajo të pajis me të gjitha dokumentet njëlloj sikur do të blije në Tokë.

Por përveç individëve që përfshijnë njerëz të të gjitha fushave dhe presidentë, aktorë, biznesmenë etj kanë blerë pjesën e tyre në Hënë. Por tani korporata të mëdhaja kanë zgjeruar sipërfaqen për të blerë.

Me të vërtetë një dhuratë fantastike.
Rand Simberg një ekspert politik i hapësirës, tha se nëse qeveritë fillojnë të sigurojë të drejtat e pronësisë atëherë sipërmarrësit dhe bilionerët mund të grumbullohen dhe të investojnë në Hënë pasi koha ka erdhur.

Ai ka propozuar një ligj që do të shmangte Traktatin 1967, i cili thotë se asnjë individ apo qeveri nuk mund të ketë sovranitet mbi çdo trup në hapësirë.

"Dështimi i ratifikimit të Traktatit të hënës do të thotë se nuk ka ndalesë ligjore në fuqi kundër pronësisë private të tokës në Hënë, Mars, etj, për aq kohë sa pronësia nuk rrjedh nga një pretendim i përvetësimit kombëtari ose sovranitetin (i cili është i ndaluar nga Traktati i Hapësirës)

Një tjetër pengesë që do të duhet të kapërcehet është se si njerëzit do të shkoj në Hënë?

Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger,kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovic, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish presidenti amerikan, George Bush është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë.
Njëqind shtetas të Turqisë kanë blerë deri tani parcela të sipërfaqes në Hënë. Secili nga ta ka blerë nga katër dynymë në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë.
Deri tani në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.
Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, diaspora, apo trojet e tjera të banuara me shqiptarë.

KOMENTE