Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti-Maragos: proçesi i integrimit evropian, objektivi më madhor i qeverisë shqiptare
English

Panariti-Maragos: proçesi i integrimit evropian, objektivi më madhor i qeverisë shqiptare

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti u takua me Shefin e Njesisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, z. Vasilis Maragos.

Gjatë takimit, Ministri Panariti theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat, dhe në tërësi, procesi i integrimit evropian, janë objektivat më madhorë të qeverisë shqiptare, dhe në këtë kuadër shprehu besimin se vendi do të arrijë të kualifikohet si kandidat në BE brenda vjeshtës së këtij viti.

Ministri vuri në dukje përpjekjet që vijojnë për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, dhe shprehu bindjen se brenda kohës në dispozicion do të arrihet masa kritike e progresit, që do të bindë Komisionin dhe vendet anëtare se Shqipëria meriton të ecë përpara në rrugëtimin e saj evropian.

Z. Maragos vlerësoi përpjekjet e bëra deri tani nga pala shqiptare, dhe theksoi se vazhdimi i reformave për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri janë shumë të rëndësishme edhe në perspektivën e marrëdhënieve Shqipëri-BE. Ai siguroi se Komisioni Evropian do të ofrojë të gjithë asistencën e duhur për të përmbushur në kohë angazhimet e marra nga pala shqiptare.

Në fund, Ministri Panariti përcolli vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer që është vendosur mes autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Evropian, dhe me këtë rast siguroi se institucionet shqiptare do të vazhdojnë të jenë plotësisht të hapura, bashkëpunuese dhe partnerë të besueshëm me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare, me qëllim përmbushjen e aspiratës së madhe të shqiptarëve për anëtarësim në BE.

KOMENTE