English

Djali shpërthen në lot pasi takon David Beckham (FOTO)

Christian Lewis dhe nëna e tij Elaine ishin në një qendër tregëtare në Stratford dhe iu kërkua që të bënin një foto për të mbështetur Lojrat Olimpike 2012.

Por surpriza ishte kur në një qoshe të kabinës së fotos shfaqej David Beckham i cili i kërkonte nëse ishte e mundur që të bënte foto me ta.

Por për djalin kishte qënë një surprizë e vërtetë, një ëndër pasi ai ishte idhull për të.

Ai u emocionua aq shumë sa shpërtheu në të qara duke i thënë se - ju jeni idhulli im. Më pas ata bënë foto dhe u përqafuan së bashku.

Por kjo surprizë vazhdoi edhe me 60 tifozë të tjerë ku për të gjithë kishte qënë një surprizë e bukur.
Fusghata drejtohej nga Adidas.

KOMENTE