English

Shiu i shumëpritur erdhi , le të marrim pak frymë lirisht

Më në fund dhe shiu që kishte disa ditë që po na përshëndeste duke na dërguar disa pika ka rënë.

6 mm shi janë reshjet e rëna në Tiranë dhe temperaturat janë ulur 5 gradë. Por edhe gjatë javës deri të premten bën të ditur Shërbimi Ushtarak Meteorologjik, temperaturat do të jenë edhe pak më të ulëta ndërkohë moti do të jetë i qëndrueshëm.

Sot në darkë reshjet priten të intesifikohen duka vazhduar me ndërprerje edhe gjatë natës.

Ndërkohë jo vetëm në Tiranë por pothuajse i tërë vendi është përfshirë nga reshjet dhe temperaturat në rënie.

KOMENTE