Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit me 0,25 përqind
English

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit me 0,25 përqind

Guvernatori Ardian Fullani në raportin mujor prezantuar këshillit mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë ka konfirmuar se norma bazë e interesit do të ulet me 0,25 përqind nga Banka e Shqipërisë.

"Këshilli mbikqyrës i Bankës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Në opinionin e Këshillit Mbikqyrës lehtësimi i mëtejshëm i kushteve monetare do të ndihmojë në respektimin e objektivit të inflacionit për periudhën afatmesme. Njëkohësisht do të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në vend duke nxitur stimulin monetar në mbështetje të kërkesës së brendshme.

Inflacioni mesatar ka qenë 1.9 % në periudhën e dytë, duke u rritur me 0.8% kundrejt tre mujorit të parë. Është rritur çmimi i ushqimeve të papërpunuara. Rënia ekonomisë në tre mujorin e parë kanë qenë në 0.2 % në tre mujorin e parë. Tkurrja e aktivitetit ekonomik më e theksuar ka qenë në degën e industrisë. Dega e ndërtimit ka pësuar rënie të aktivitetit me 17. 6 % duke dhënë kontribut negativ në ecurinë e prodhimit të brendshëm bruto. Në sektorin e jashtëm janë reduktuar shkëmbimet tregtare në 5 muajt e parë. Sektori financiar është likuid dhe i aftë të ushtrojë funskionin e tij të ndërmjetësimit dhe ekonomia ka përballuar goditjet të ofertës dhe të kërkesës të bredshme dhe të huaj. Këto ndikime ulën GDP dhe ngadalësuan politikat stabilizuese të kërkesë agregade”.

“Ecuria e çmimeve të konsumit vijon të reflektojë në persionet e ulta inflacioniste si në krahun e kërkesës ashtu edhe në krahun e ofertës” shtoi ai.

Fullani ka theksuar edhe luhatjet mes importit dhe eksportit “Eksportet kanë shënuar rritje të ulët prej 1.3 % , importet janë ulur me 2 %, duke ndikuar në një ngushtim të deficitit monetar Pavarësisht situatës, perspektivat afat mesme dhe afatgjatë mbeten pozitive kjo dëshmohet dhe nga interesi i investitorëve”.

Qeveria kishte parashikuar një rritje prej mbi 4 përqind për këtë vit, ndërkohë që institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një rritje modeste mes 0,5 dhe 1.5 për qind.

KOMENTE