English

Ceremonia mortore e poetit Ali Podrimja. Varrimi do të bëhet në orën 14:30

Nesër do të kryhet ceremonia mortore e poetit Ali Podrimja. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e Prishtinës në 14:30.

Ora 12:00-14:00 do të mbahen homazhe në mjediset e akademisë
Më pas kortezhi do të niset për në banesën e fundit.

Poeti Ali Podrimja ndërroi jetë në Francë për shkak të dehidratimit. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cituara nga agjencia e lajmeve KosovaPress, thonë se ky është raporti paraprak i mjeko-ligjorëve francezë.

Përfundimet ende nuk janë zyrtare, por sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidratuar.

KOMENTE