Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Defekt i trurit shkakton zmadhimin 3 fish të kokës së fëmijës
English

Defekt i trurit shkakton zmadhimin 3 fish të kokës së fëmijës

Pamjet janë imazhe të një foshnjë që vuan nga një sëmundje e rrallë që ka shkaktuar kokën e saj të fryhet tre fishin e madhësisë së një të rrituri.

Dilla Anargia Adilla, 3 vjeç, u lind me Hydrocephalus - një gjendje e rrallë që bllokon rrjedhjen e lëngut spinal përmes trurit.
Lëngu i tepërt është mbledhur në kafkën e saj duke shkaktuar rritjen galopante të kokës së saj. Ajo që kur lindi kishte një kokë më të madhe se mesatarja dhe deri tani ajo ka vazhduar vetëm të rritet.

Dilla ushqehet nga nëna e saj Puspita pasi nuk është në gjendje të ecë dhe flasë për shkak të presionit në tru.

Sëmundja mendohet të jetë shkaktuar nga një infeksion që nëna ka kaluar kur ishte shtazënë dhe është plotësisht e shërrueshme në Britani në sajë të një proçedure kirurgjikale 2 orëshe.

Neurokirurgu implanton një tup që rregullon derdhjen e lëngut cerebrospinal dhe fëmija gradualisht shërohet.
Por familja nuk është në gjendje të mbulojë shpenzimet mjekësore. Mjekët në Indonezi janë tani të gatshëm për të kryer operacionin për shkak është e mundshme që Dilla ka zhvilluar dëme të trurit për shkak të vonesës në trajtim.

Prindërit shpresojnë në ndonjë mrekulli edhe pse e kuptuan pas konsultës me mjekët që ajo s@do mund të jetojë gjatë.

KOMENTE