Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti vizitë 2 ditore në Kosovë
English

Panariti vizitë 2 ditore në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Panariti, u nis sot për një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Kjo është vizita e parë që do të çelë turin e vizitave të tjera në rajon të Ministrit Panariti.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Panariti do të ketë bisedime dypalëshe me homologun e tij, zotin Enver Hoxhaj, Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e saj, zonjën Ahtifete Jahjaga, me Kryetarin e Kuvendit, zotin Jakup Krasniqi, me Zv/kryeministrin e Parë, zotin Behgjet Pacolli, dhe me Zv/kryeministrin dhe Ministrin për Administrimin dhe Pushtetin Lokal, zotin Sllobodan Petroviç.

Qëllimi vizitës do të jetë zgjerimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, diskutimi mbi ecurinë e proceseve integruese rajonale dhe europiane, pjesëmarrja e Kosovës në nismat e forumet rajonale, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i përpjekjeve për njohje të reja të Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ministri do të zhvillojë homazhe në vendin ku prehet Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova si dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

KOMENTE