Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trupi i poetit Ali Podrimja mbërrin nesër në 8 e 55 në mëngjes në aeroportin Adem Jashari
English

Trupi i poetit Ali Podrimja mbërrin nesër në 8 e 55 në mëngjes në aeroportin Adem Jashari

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka marrë të gjitha masat dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për të sjellë në Kosovë trupin e poetit të madh kosovar, Ali Podrimja, i cili u gjet i vdekur të shtunën, në afërsi të qytetit Lodève të Francës.
Me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Ministria e Jashtme, përmes Ambasadës së Kosovës në Paris, përveç angazhimit maksimal për gjetjen e poetit Podrimja, tashmë ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka aranzhuar plotësisht transportin e trupit të poetit Podrimja në atdhe.

Trupi i poetit Podrimja pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nesër ( E Enjte) në ora 8 e 55 në mëngjes, nga Gjeneva.

Ambasada e Kosovës në Francë gjatë të premtes në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja, ku pritet të marrin pjesë trupi diplomatik i akredituar në Paris, përfaqësues të institucioneve franceze, poetë, shkrimtarë e intelektualë francezë si dhe qytetarë të tjerë.

KOMENTE