Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Hasan S. AŞAN: Të rriten investimet midis dy vendeve
English

Haxhinasto-Hasan S. AŞAN: Të rriten investimet midis dy vendeve

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Z.Edmond Haxhinasto priti sot në një takim ambasadorin turk në Tiranë Z. Hasan S. AŞAN.

Ambasadori turk i përcolli Z. Haxhinasto letrën e urimit të Ministrit të Ekonomisë së Republikës së Turqisë Z. Zafer ÇAĞLAYAN.

Z. Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë duke theksuar se në aspektin ekonomik, këto marrëdhënie kanë njohur rritje te vazhdueshme.

Edhe ambasadori turk, Z. Hasan S. AŞAN u shpreh se interesi i investitorëve turq për Shqipërinë është gjithmonë në rritje.

Z. Haxhinasto dhe Z. Hasan S. AŞAN ndanë të njëjtin qëndrimin për nxitjen e investitorëve të dy vendeve për të investuar, si dhe per nxitjen e turistëve turq për të vizituar vendet e bukura dhe burimet që ofron turizmi shqiptar.

Në kuadër të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Shqiptaro-Turk, u ra parimisht dakord që sesioni i rradhës të zhvillohet në Turqi brenda këtij viti.

KOMENTE