Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Teleferiku arab, i ndërtuar në Londër krijon panik te pasagjerët
English

Teleferiku arab, i ndërtuar në Londër krijon panik te pasagjerët

Dhjetra turistë mbetën të varur në koshat e teleferikut të ri në Londër që u ndërtua posaçërisht për Lojrat Olimpike 2012. përgjatë lumit Thames për gati 40 minuta në kushtet e sotme kur temperaturat ishin të larta.

56135200.0000 euro ishte investimi për këtë teleferik, i cili transporton vizitorët përgjatë lumit Thames në lindje të Londrës, ka pësuar një defekt këtë mesditë, duke lënë familjet dhe fëmijët në ajër për më shumë se gjysmë ore.

Transporti për Londrën tha se vonesa është shkaktuar nga një defekt teknik me në sistem alarmi.
Sistemi lidh Arena 02 në Greenwich - ku basketbollistët olimpikë dhe gjimnastët do të zhvillojnë lojrat - me qendrën e ekspozitës në Docklands Londër, e cila po pret boksierët dhe një numër të ngjarjeve të tjera.

Teleferik me 30 kosha ndërpreu punën në 11.45 paradite dhe ri-filloi në 12.18 pak pas dreke, duke lënë vizitorët për rreth 40 minuta të varur. Panik por dhe stres psikologjik u shkaktua te njerëzit që ishin brenda si dhe ishin tepër të pafuqishëm nga krijimi i temperaturave të larta.

Një komentues më pas në rrjetet sociale shkruan : "Com on Arab, ky është një tren kabllor për të luajtur..."

Më pas, pas rifillimit të gjithë u kthyen të sigurt në terminal ku priteshin nga shërbimi i klientit për t'i dhënë ndihmën e parë si dhe ambulanca ishin gati nëse do të kishte të sëmurë.

Autoritetet e terminalit kërkuan falje për këtë incident që shkaktoi jo pak panik.

KOMENTE