Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ëndrra e ditëlindjes time
English

Ëndrra e ditëlindjes time

Po vjen ditëlindja ime. Vjen si ditë e qetë, siç vijnë të gjitha ditët. Por sytë e mi nuk shohin veçse zymtësi. Zemra ime po çmendet nga furtunat e jetës. Plagët e saj të thella derdhin gjakun rrugëve të dhimbjes.
Për pak ditë vjen ditëlindja ime. Linda me shenjën e luanit. Në ditën e mirë të së premtes. Në ditën e bukur të verës, kur njerëzit korrnin e ndërtonin jetë. Por, më ka treguar nëna më vonë, askush nuk u gëzua për ardhjen time, veç ajo që më ushqeu me gjakun e saj. Pasi erdha në jetë, asaj shpesh i mungoi edhe buka. Isha fëmija i parë, u bëra dhembja e parë, në shtëpinë e varfër, në Ballkanin e shqetësuar.
Sa vite kanë kaluar? Koiçidencë e çuditshme: botë e keqe, sillesh e përsillesh rreth meje, e unë, sot, përsëri, jam i uritur për bukë, jam i etur për ujë.
Jam i etur për dashuri nëne, jam i etur për dashuri atdheu, jam i etur për dashuri gruaje, jam i etur për dashuri familjeje.
Zot! Përse m’i ke mohuar?
Ku je, gjyshi i Gashëve, po ti, babai im? Ku është kulla jonë? Ku është biografia e saj? Ku është Neli, biri im?
Kanë shkuar, kanë shkuar dhe unë s’e kam prekur ende qiellin, ndërsa stina ime po mbaron!
Dhe ai lejlek që vinte dikur, e harroi rrugën, se kulla jonë, kulla e Gashëve nuk është më!
Edhe pak ditë vjen ditëlindja ime. Një thirrje kam. Një lutje bëj:
O njerëz! Gjaku e fisi im! Miqtë e mi! Për ditëlindjen time të pesëdhjetetetë, më dhuroni vuajtjet tuaja, hallet, urinë, brengat, mallin, vetminë, borxhet.
Dhe mbani për vete lumturinë, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen...
E nëse nuk keni ku ta ndizni zjarrin tuaj, fërkojeni për zemrën time, ju lutem!
Aty do të gjeni zjarr për gjithë tokën e Arbrit!
Qofshi gjithnjë të lumtur!

Jetova me ëndrra. Ëndërrova në gjumë dhe i zgjuar. Por, medet! Ishin dhe mbetën vetëm ëndrra!

E tash më duhet të përballohem me vrasësin tim, që tinëzinsht e pa mëshirë ka hyrë në trupin tim. Dhe unë jam krejt vetëm, vetëm me katër faqet e zhveshura të mureve, në dhe të huaj, në shtëpi të huaj. I ngre zërin televizorit, që vetmia të më mbushet me zhurmë. Pres vdekjen e dikujt, që jeta ime të zgjatet pak. Më tmerron ky vrasës me qetësinë e tij. Më numëron çdo përtypje nofullash. Nuk jam në ëndërr. Shpresat po humbas nga egërsia e vrasësit tim. Ai kërkon lëkurën time dhe unë, i detyruar, i bëj vend në sofër. Mos qofshi kurrë “unë”.
Unë ujë do të pi nga kroi i harruar. Dhe mendoj, me dhimbje, se nuk të bëhet shtëpia jote, ky kotec i huaj. Dhe mendoj se nuk të bëhet shpëtimtar, një pjesë trupi, e huaj.
E vështirë, e tmerrshme, e rëndë, e egër është pritja që të të mbajë gjallë dora e huaj.
Dje u varros miku im Ali Podrimja. Ishte njeri e shkuar njeriut. Si ta festoj unë sot këtë të mallkuar ditëlindje? Jo, akoma dua të mbaj zi për poetin e kombit. Nuk e kam larg shkuarjen te Ai.
Dhe ju, miqtë e mi, mos harroni të më dërgoni dhuratat që ju kërkova. Do t’i marr me vete.

Të gjitha urrejtjet me vete do t’i marr.
Asnjë të keqe nuk do lë në këtë botë.
Që tek ju të mbretërojë dashuria,
Për jetë e mot!
........................

...dhe 100 vite të lumtura miku ynë Agim Gashi. Këto ndjenja të tua do të shpërndahen te të gjithë miqtë e tu dhe njerëzit që t'i me fjalën tënde u fal dashurinë e zemrës tënde të vuajtur.

KOMENTE