Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Integrimi i ekonomive Shqipëri-Kosovë duhet të rritet në maksimum
English

Integrimi i ekonomive Shqipëri-Kosovë duhet të rritet në maksimum

Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Panariti, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, u takua dhe zhvilloi bisedime dje, edhe me Zv.Kryeministrin e Parë të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, bisedë e cila u përqëndrua kryesisht në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.

Fillimisht, Ministri Panariti uroi zotin Pacolli për progresin e arritur nga Republika e Kosovës, që ka kulmuar me përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur, marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave si dhe nisjen e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Kosovës me BE-në.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është koha që qeveritë e të dy vendeve tona të fokusohen më shumë në intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, që infrastruktura moderne rrugore që po ndërtojmë të shërbejë si një vektor që përshpejton këtë bashkëpunim. Për ta bërë atë sa më efektive duhet ta plotësojmë me një infrastrukturë ligjore të standardeve evropiane që nxit dhe stimulon krijimin e një tregu të zgjeruar mbarë shqiptar në rajon.

“Të vetëm kemi më pak shance që të jemi atraktivë për investitorët e huaj, ndërsa së bashku, si një treg i integruar mbarëshqiptar, kemi më shumë shance për të tërhequr investitorë të huaj të fuqishëm, kështu do të hapen më shumë vende të reja pune dhe vendet tona do të përparojnë,” u shpreh Ministri Panariti.

U ritheksua nevoja e mbajtjes sa më shpejt e Komisionit të Përbashkët Ekonomik mes dy vendeve, i cili jo vetëm do të zgjerojë dhe intensifikojë bashkëpunimin në të gjitha fushat e interesit reciprok, por gjithashtu do të parandalojë apo zgjidhë shpejt problemet që lindin në bashkëpunimin mes dy vendeve. Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që problemi i krijuar në importin e çimentos nga Shqipëria gjeti zgjidhje gjatë vizitës së Ministrit Panariti në Kosovë. Sipas tyre qëllimi i përbashkët është integrimi i ekonomive tona komplementare, me një lëvizje të lirë të njërëzve, mallrave dhe ideve, për ta shndërruar kufirin mes dy vendeve tona në kufi virtual, njëlloj si në vendet e Bashkimit Evropian. Zv.Kryeministri Pacolli falenderoi Ministrin Panariti për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, në pjesëmarrjen e saj në nismat dhe forumet rajonale, e më gjerë. Ai mori garancinë e Ministrit Panariti se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe pas përmbylljes zyrtare të pavarësisë së mbikqyrur, sidomos në dhënien e përvojës së Shqipërisë në pëmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe MSA-në.Z. Panariti vlerësoi kontributin e z. Pacolli në procesin e njohjeve dhe garantoi se çështja e njohjeve të reja dhe pjesëmarrja, anëtarësimi i Kosvovës në nismat dhe organizatat rajonale e më gjerë do të vazhdojë të jetë në krye të agjendës së diplomacisë shqiptare edhe në të ardhmen.

KOMENTE