Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Noka garanton qëndrim të sigurt në Shqipëri sidomos gjatë sezonit turistik
English

Noka garanton qëndrim të sigurt në Shqipëri sidomos gjatë sezonit turistik

Ministri i Brendshëm z.Flamur Noka ka inspektuar dje pikën kufitare në Portin e Durrësit, ku u takua me autoritetet e rendit dhe të sigurisë, por edhe me efektivët që punojnë në këtë pikë. Gjatë kontakteve që pati edhe me udhëtarët e rastësishëm në të dy kahet e kalimit kufitar, ministri Noka theksoi se janë marrë të gjitha masat për të garantuar një udhëtim dhe qendrim sa më të sigurt dhe të këndshëm në vendin tonë.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave të pranishme, gjatë kësaj vizite pune, ministri Noka tha:

Jemi në pikun e sezonit turistik, ndaj erdha të shoh nga afër punën e policisë kufitare në port, si pika e parë e kontaktit të turistëve me Shqipërinë. U takova dhe bisedova me mjaft nga turistët, por edhe bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në vende të tjera, të cilët u shprehën se ishin të kënaqur me kushtet në pikën e kalimit, por edhe me sigurinë. Ata shpresonin dhe besonin se do të kalonin pushime të mbara dhe të qeta. Prandaj edhe ne, nga ana jonë kemi porositur dhe instruktuar të gjitha strukturat e policisë, drejtoritë dhe komisariatet që të jenë 24 orë në 24 në shërbim të rendit dhe sigurisë së qytetarëve e pushuesve. Janë instruktuar dhe porositur që të bashkëpunojnë edhe me autoritetet vendore për mbarëvajtjen e këtij sezoni pushimesh. Policia kufitare ka fleksibilitetin më të lartë për ndihmuar lëvizjen e qytetarëve, qoftë duke shtuar sportele të tjera dhe personelin përkatës. Aktualisht janë 30 sportele në shërbim të udhëtarëve. Sikundër e patë edhe ju vetë, përpunimi i dokumentacionit të qytetarëve apo mjeteve bëhet në pak sekonda tashmë. Policia kufitare, si pika e parë e kontaktit me qytetarët, si impresion i parë i turistit në kontaktin e parë me Shqipërinë, ka marrë instruksionet e nevojshme që të tregojë kujdesin e nevojshëm dhe të respektojë maksimalisht kodin e etikës dhe të kulturës qytetare. Po kështu, në bashkëpunim me vendorët në gjithë territorin, janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe turistëve për mbarëvajtjen e sezonit për pushime të qeta e të sigurta, por edhe për ndjekjen dhe zbatimin me rigorozitet të Aktit Normativ të Qeverisë për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë në qendrat urbane, zonat turistike e bregdetare. Policia rrugore vijon në krye të detyrës për të siguruar lëvizjen dhe trafikun e lirë, për të kontrolluar fluksin e udhëtarëve dhe mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës.

Ministri Noka u bëri apel qytetarëve që të jenë bashkëpunues me punonjësit e strukturat e policisë dhe të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit apo abuzimit me detyrën, duke nënvizuar se për kundravajtësit do të ketë zero tolerancë.

U bëj apel qytetarëve që të denoncojnë pa hezitim pranë strukturave të policisë dhe Ministrisë së Brendshme çdo akt abuziv, çdo akt të thyerjes së normave të etikës nga oficerët apo punonjësit e policisë të çdo strukture të policisë së shtetit. Ne si Ministri e Brendshme do të jemi të rreptë dhe me tolerancë zero ndaj çdo rasti të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësit e policisë, ndaj çdo rasti të thyerjes së kodit të etikës. Përfitoj nga ky rast që t’u kujtoj të gjithë shtetasve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën, si një garanci për qarkullimin e tyre të sigurt, por edhe si një mundësi për t’u ardhur në ndihmë strukturave të policisë rrugore. Kërkojmë një marrëdhënie më të madhe reciproke me qytetarët, në mënyrë që të jemi më të suksesshëm edhe ne në punën tonë, por edhe ata të jenë më të qetë, më të sigurt dhe të shijojnë pushimet.

Gjatë vizitës në pikën kufitare të Portit të Durrësit, Ministri i Brendshëm, z. Flamur Noka, shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Byrgaj, zv.Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin&Emigracionin, Pëllumb Nako, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrësit, Aleks Hajdari, si edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit&Emigracionit Durrës, Arben Hajdarmataj.

KOMENTE