English

2 të vdekur dhe 6 të plagosur në aksidentin e Bulqizës sot

Përsëri e diela gdhihet me lajme tragjike. Aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Bulqizë.

Furgoni përplaset me një veturë e cila mësohet se pasagjerët e saj shkonin në Durrës në një dasmë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:20 të mëngjesit të sotëm duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 6 të plagosur ky dy prej tyre në gjendje të rëndë nisen me helikopter drejt Tiranës pranë spitalit ushtarak.

Viktimat mësohet të jenë Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç. Policia po heton mbi zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë ku akoma nuk dihen shkaqet.

KOMENTE