English

Rregulla të reja për emigrantët në Itali

Italia ka njoftuar me rregullat e reja lidhur me çështjen e emigrantëve duke njoftuar se duhet të përgatitin letrat për qëndrim në Itali brenda datave15 shtator deri në 15 tetor.

Vendimi përfshin të gjithë emigrantët ku fuuten dhe shqiptarët.

Por e reja është se dokumentat për qëndrimin në Itali do t'i marrin vetëm ata emigrantë, punëdhënësit e të cilëve do të paguajnë një taksë prej një mijë eurosh.

Nga vendimi i ri përfitojnë ata persona që kanë qëndruar në mënyrë ilegale në shtetin Italian që nga 31 dhjetori i 2011-ës, gjë e cila duhet të vërtetohet nëpërmjet dokumentacioneve që janë përdorur si abone, gjoba etj.

Por përjashtohen, pra nuk mund të marrin leje qëndrimi ata persona që janë marrë me prostitucion, klandestinë, drogë dhe shfrytëzim të miturish.

Nga vendimi i ri pritet që të përfitojnë shumë shqiptarë por dhe shteti italian ku si rezultat i krizës arka do të futë brenda rreth 2.5 miliardë euro.

KOMENTE