English

Federata e Futbollit të Maqedonisë pranon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare

Tashmë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare duke filluar nga dita e sotme. Ndryshimet e miratuara sot në Statutin e FFM-së, thuhet:

"Gjuhë zyrtare mbetet ajo maqedonase, por gjuha shqipe së bashku me të tjerat gjuhë do të përdoren dhe trajtohen si gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë".

Këto ndryshime që duheshin bërë më parë kanë qënë kushti kryesor për bashkëpunimn e saj me FIFA-n dhe UEFA-n.

"Mosmiratimi i këtij Statuti, ashtu siç ishte propozuar, do të shkaktonte sanksione nga ana e këtyre dy organizatave botërore të futbollit", thonë zyrtarë nfa Federeata e Futbollit maqedonas.

Ilço Gjorgjioski, që deri tani është trajneri aktual i klubit Vardar u zgjodh dhe President i kësaj Federate.

KOMENTE