Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha ankohet për Ramën te Luca Volonte
English

Berisha ankohet për Ramën te Luca Volonte

Kryeministri Berisha priti në takim Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës zotin Luca Volonte.

Në këtë takim u diskutua lidhur me ecurinë e tematikës së Kryesisë Shqiptare të Këshillit të Europës si dhe për zhvillimet pozitive në vend.

Në takim kryeministri Berisha theksoi se marrëveshja e nëntorit midis forcave politike u respektua nga palët, në këtë kontest u miratuan reforma zgjedhore dhe një seri kodesh por, u shpreh ai, përballemi me një qëndrim bllokues të zotit Rama i cili nuk pranon heqjen e imunitetit. "Ai për më shumë se 5 vjet e bllokoi heqjen e imunitetit duke kërkuar që kjo heqje të bëhet nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kur ne pranuam heqjen e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës dhe dorëzuam në Parlament projektin e përgatitur nga Këshilli i Evropës dhe Euralius, zoti Rama nuk pranoi të votojë atë, por kërkoi të votohet projekti i Partisë Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kërkesat e tij, Zoti Rama përsëri deklaroi se nuk do të lejonte grupin të votonte më datë 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit megjithëse kjo datë është caktuar me datë 12 korrik si datë për votimin e heqjes së imunitetit me miratimin unanim të Parlamentit", u shpreh kryeministri.

Ndërkohë, theksoi kryeministri, që çdo qytetar shqiptar po pret me padurim rrëzimin me datë 6 gusht të murit të imunitetit dhe korrupsionit dhe hapjen e dyerve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kryeministri Berisha u shpreh se zoti Rama nuk voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit mbasi beson se kjo do të dëmtojë në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohë që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qytetari shqiptar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës zoti Luca Volonte, u shpreh se ky bllokim nga zoti Rama i procesit të statusit është tejet i dëmshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Zoti Volonte theksoi se zoti Rama në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit, sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtareve të saj kurse tani rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Zoti Volonte në këtë takim vlerësoi lart qëndrimin parimor të mazhorancës për heqjen e imunitetit dhe përgëzoi kryeministrin Berisha për kompromiset e tij për të arritur në një projekt të përbashkët për këtë çështje me një rëndësi kapitale për vendin.

KOMENTE