English

Mrekullia e nënës me kancer që lindi vajzën e saj

Një grua me kancer refuzoi të ndërpresë fëmijën e saj të palindur për hir të shëndetit të saj, më në fund është duke shijuar jetën e saj tani të shëndetshme dhe me një vajzë të shëndoshë të vogël.

Lyndsey Crowder ishte shumë e kënaqur kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë përsëri pas humbjes së tre bebeve më parë, por javë më vonë ajo u diagnostikua me Limfoma Hodgkin dhe u tha nga mjekët se ndoshta kishte vetëm disa javë për të jetuar.
Mjekët i dhanë opsionet e saj duke përfshirë ndërprerjen e fëmijës së saj për hir të shëndetit të saj, ose duke marrë një rrezik të madh dhe duke filluar një trajtim tepër të fortë për të shpëtuar.
Ajo ishte e vendosur në atë që po bënte duke thënë se unë po i jap mundësi vajzës time.
Mjekët shpjeguan se ishte e paqartë se çfarë efekti kimioterapia mund të ketë mbi fëmijën e saj të palindur apo si mund të ishte një shtatzëni në trupin e saj të dobësuar tashmë.

Pas 34 javë, vajza lindi dhe ishte mëse e shëndetshme. Ndërsa nëna iu nënshtrua një terapie tepër të fortë rrezatimi pasi kanceri kishte udhëtuar në gjithë trupin e saj.
Fati deshi që ajo të jetonte dhe vajza të kishte nënën e saj.
Tashmë vajza është 4 vjet dhe ndihet e lumtur me prindërit e saj duke qënë një burim shprese sidomos për nënën e saj.

KOMENTE