English

SHBA. 30 të plagosur në një tempull

Deri në 30 njerëz janë plagosur gjatë të shtënave në tempullin Sikh në Milwaukee, Wisconsin, ku dy persona që gjuajtën mund të jenë brenda duke mbajtur si pengje fëmijë, thonë raportet e mediave lokale.

Milwaukee Journal Sentinel theksoi se prifti i tempullit ishte mbyllur brenda në banjë me një telefon.
Ai tha se 50 persona në një tempull tjetër fare pranë në Brookfield ishin atje për shërbesën e mëngjesit të të dielës dhe dolën jashtë pasi dëgjuan të shtëna nga tempulli tjetër.

Policia tha se disa persona ishin vrarë dhe të tjerë u plagosën por nuk dihet numri i saktë.
Midis të vrarëve mendohet të jetë dhe presidenti i tempullit por akoma nuk dihet e sigurtë.
Froedert Hospital, qendra kryesore e traumave në zonën e Milwaukee, ka thënë për CNN se dy burra kanë shkuar atje ndërkohë që priten të venë të tjerë.

Policia po bën thirrje që të mos thërrasë njerëzit brenda tempullit pasi do të jetë me rrezik, pasi ata ndoshta përpiqen për tu fshehur atje.

KOMENTE