Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakër e padëgjuar në Poliçan. Kufijtë njerëzorë nuk ekzistojnë më
English

Masakër e padëgjuar në Poliçan. Kufijtë njerëzorë nuk ekzistojnë më

Çdo ditë e më tepër ngjarjet nëpër botë por dhe në Shqipëri një vend kaq i vogël që jemi kufojtë njerëzorë janë kapërcyer me kohë.

Nuk ka vend për të pyetus si ka mundësi? Të gjithë heshtin. Dhe logjika që e dallon njeriun nga kafsha nuk ekziston më.

Ngjarja e ndodhur sot në Uzinën mekanike në Poliçan nuk mund të përshkruhet.
Roja e Uzinës Mekanike të Armëve të Policanit, Shpëtim Dervishi ka ekzekutuar me armë zjarri, Shefin e sigurisë teknike të ndërmarrjes, Vladimir Guri dhe më pas vret edhe veten.

Por krimi nuk është mbyllur me kaq, pasi në një mënyrë krejt të pazakontë dhe jashtë çdo kufiri njerëzor dhe të padëgjuar më parë në Shqipëri vëllai i viktimës, Kushtrim Guri, ka masakruar kufomën e Shpëtim Dërvishit, duke i prerë kokën për së vdekuri.

Thuhet se motivet e xhelozisë kanë qënë shkak për këto vrasje të paimagjinueshme.

Roja i Uzinës akuzonte viktimën se i ngacmonte bashkëshorten e tij. Ky fakt, nuk është pranuar nga Dërvishi, duke dashur ta mbyllë ceshtjen me vrasjen kolegut të tij të punës dhe pas pak minutash, në kushtet e depresionit autori ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë me po te njejten armë. Mesohet se një tjetër motiv që ka shtyrë rojen të kryje vrasjen dyshohet se ka qënë largimi i bashkëshortes së tij nga puna si pasojë e reformës së ndërmarë në uzinë.

Hetimi po kryhet vetëm nga Prokuroria Ushtarake, pasi uzina Mekanike e Poliçanit është nën varësi të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Uniformat blu kanë rrethuar uzinën duke mos lejuar asnjë lloj lëvizje përveç hetuesve ushtarakë.

KOMENTE