Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enkeledi Hajro emërohet drejtore e kabinetit të Ministrit të Brendshëm
English

Enkeledi Hajro emërohet drejtore e kabinetit të Ministrit të Brendshëm

Znj. Enkeledi Hajro largohet nga Ministria e Drejtësisë për drejtuar kabinetin e Ministrit të Brendshëm

Dje në datën 6.08.2012 në drejtimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Eduard Halimi, u mbajt një takim pune me anëtarët e kabinetit të Ministrit dhe drejtuesit kryesor të Institucioneve të Varësisë. Ministri Halimi deklaroi largimin nga detyra të Drejtores së kabinetit znj. Enkeledi Hajro dhe emërimin e saj si Drejtore e kabinetit e Ministrit të Brendshëm z. Flamur Noka.

Ministri Halimi falënderoi znj. Enkeledi Hajro për përkushtimin e gjatë në ministri, si në detyrën e drejtores së kabinetit të Ministrit për një periudhë një vjeçare , ashtu edhe në detyrat e tjera të larta që znj. Hajro ka mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë që prej emërimit të saj në vitin 2005 si Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë.

Ministri Halimi e vlerësoi atë si një person me integritet të lartë profesional dhe shoqëror dhe që i ka kryer detyrat me profesionalizëm dhe modesti. Ministri i uroi asaj suksese në detyrën e Drejtores së kabinetit të Ministrit Noka.

Me këtë rast drejtorja e kabinetit znj. Hajro falënderoi të pranishmit për frymën e bashkëpunimin dhe mirëkuptimit që ka përshkuar marrëdhëniet mes tyre. Ajo falënderoi Ministrin e Drejtësisë për besimin e dhënë dhe e konsideron atë si një stimul për të punuar e ecur më tej.

Zj. Enkeledi Hajro ka mbaruar me rezultatet e shkëlqyer studimeve të larta. Ajo ka mbaruar shkëlqyer Shkollën e Magjistraturës, ka ushtruar më pas detyrën e gjyqtares deri në vitin 2005, vit në cilin me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë. Në vitin 2009 ajo u emërua në detyrën e Përfaqësueses Ligjore të Shtetit Shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

KOMENTE